23:29 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Benitez nuk i fajëson gjyqtarët për barazimin ndaj Wolves


Trajneri i Newcastle United, Rafa Benitez ka qenë i zhgënjyer me barazimin ndaj Wolverhamptonit 1-1.

Laraskat ishin në epërsi deri në kohën shtesë por një gol i diskutueshëm për faull nga Willy Boly i’a pamundësoi fitoren ekipit të Benitez.

Por ai nuk i fajësoi gjyqtarët për këtë.

“Është dashur të mbroheshim më mirë në atë moment. Nuk reaguam siç duhet dhe e pësuam” deklaroi Benitez. /Indeksonline/