75 Mall Live Search
14:43 / E Hënë, 03 Korrik 2023 / B O

Benitez prezantohet te skuadra e njohur spanjolle: Refuzova mbi 20 oferta për të ardhur këtu

Rafael Benitez do të drejtojë skuadrën spanjolle, Celta Vigo.

Ish-kampioni i Evropës me Liverpoolin dhe i La Ligës me Valencian është prezantuar sot te skuadra e re.

“Është krenari të jesh trajner në vitin e njëqindvjetorit të klubit. Unë nuk vij për të dhënë mësime për asgjë. Unë vij për të mësuar, për të dëgjuar dhe për të ndihmuar. Gjëja e parë që më tërheq për të ardhur është projekti. Të jem në gjendje ta bëj ekipin të rritet dhe të jetë konkurrues në ligë. “Kam pasur më shumë se 20 oferta, jo vetëm nga Spanja, por kudo ku ofrohen edhe para. I refuzova të gjitha për të qenë këtu. Dua të jem pranë familjes dhe të bëj histori me Celtan” ka thënë Benitez./Indeksonline/