Benitez thotë fjalët e para si trajner i Evertonit: Më pëlqen të fitoj, e njoh mirë qytetin…

Rafa Benitez është emëruar trajneri më i ri i Evertonit, duke firmosur kontratë tre-vjeçare.
Ish-trajneri i Liverpoolit dhe shumë skuadrave të njohura europiane dhe botërore është shprehur shumë i lumtur që do të ulët në stolin e ‘The Toffess’, shkruan IndeksOnline
Ai thotë se ende ka mentalitetin e një trajneri fitues dhe se po i pëlqen ideja e investimeve në skuadrën e kaltër.
🗣 | Determined to deliver.@rafabenitezweb
— Everton (@Everton) June 30, 2021
“Unë do të sjellë mentalitetin fitues dhe konkurrues. Unë e dua pasionin e njerëzve që kanë për këtë klub. Unë e njoh qytetin, e di se çfarë tifozë ka ky klub. Ambiciet janë të mëdha dhe kjo më pëlqen. Më pëlqen të garoj, të fitoj. Kam ardhur nga akademia e Real Madridit dhe që atëherë kam mentalitetin fitues”, ka thënë Benitez
61-vjeçari ishte pjesë e Liverpoolit gjatë viteve 2004-2010. Me ‘The Reds’ ai fitoi, një titull të UEFA Champions League, një FA Cup dhe një FA Community Shield.
Së fundmi tekniku spanjoll ishte pjesë e klubit nga Kina, Dilian./IndeksOnline/
🔘 Instilling a winning mentality at Everton
— Everton (@Everton) June 30, 2021
🔘 Why he wanted the job
🔘 Previous comments
🔘 Fulfilling ambitions
🔘 Relationship with Marcel Brands
Rafael Benitez addresses a range of points in his first interview as manager…
🎥 https://t.co/OnaGOdU0jc pic.twitter.com/NrtdPJxRGx