75 Mall Live Search
17:45 / E Diele, 16 Mars 2025 / G T

Benjamin Kololli është rikthyer në formë, shënon tjetër gol në Zvicër

Futbollisti kosovar, Benjamin Kololli është rikthyer në formën e tij, pasi edhe këtë vikend arriti të shënonte gol në Superligën e Zvicrës.

Kololli shënoi gol për Sionin në barazimin 1:1 ndaj Grasshoppersit, shkruan Indeksonline

Këtë sezon me Sionin 32-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste në 10 paraqitje.

Kujtojmë që gjatë afatit të janarit, Kololli u largua nga Baseli dhe u transferua në Sion./Indeksonline/