75 Mall Live Search
17:40 / E Diele, 25 Prill 2021 / A. A

Benjamin Kololli largohet nga Cyrihu? Flet menaxheri i tij

Në fund të këtij edicioni skadon kontrata 3 vjeçare mes Benjamin Kolollit dhe Cyrihut.

Dy palët ende nuk kanë gjetur pajtimin për të vazhduar kontratën dhe sipas të gjitha gjasave në qershor Kololli do të largohet.

Mediumi zviceran ‘Sport’ raporton se Lozana është shumë e interesuar për shërbimet e mesfushorit kosovar, transmeton Indeksonline.

Kololli ka qenë pjesë e Lozanës për dy edicione, nga ku në vitin 2018 ishte transferuar te Cyrihu.

“Duke pasur parasysh pasigurinë në treg, unë vetëm mund të këshilloj disa lojtarë që marrin një ofertë serioze të nënshkruajnë menjëherë. Por Benjamin ka mundësi të presë për të parë se çfarë do të ndodhë. Të gjithë janë të vetëdijshëm për cilësitë e tyre …” deklaroi menaxheri i tij, Michel Urscheler.

/Indeksonline/