75 Mall Live Search
20:27 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Benjamin Kololli luan nga minuta e parë kundër Bullgarisë

Ylli i Kosovës, Benjamin Kololli ishte i dyshimtë për ndeshjen kundër Bullgarisë që zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

Indeksonline mëson se futbollisti i Zurichit është i gatshëm për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Benjamin Kololli në stërvitjet e sotme

Pas kontrolleve të fundit që i janë bërë, 26 vjeçari ka rezultuar se ka kaluar problemet që kishte dhe pritet të startoj nga minuta e parë.

Benjamin Kololli mungoi në miqësoren që Kosova zhvilloi kundër Danimarkës ditë më parë. /IndeksOnline/

Benjamin Kololli në stërvitje me Kosovn 24/01/18