75 Mall Live Search
17:38 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Benjamin Mendi shpallet i pafajshëm në një nga akuzat për përdhunim

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy, është shpallur i pafajshëm për një nga akuzat e përdhunimit në Gjykatën Chester Crown.

Ai ishte i akuzuar për përdhunimin e një 19 vjeçareje, në qershor të vitit të kaluar në shtëpinë e tij në Prestbury, transmeton IndeksOnline.

Gjykatësi i rastit ishte Stephen Everett, ku shpalli të pafajshëm lojtarin nga kjo akuzë, pasi që nuk kishte prova të mjaftueshme. /IndeksOnline/