75 Mall Live Search
19:10 / E Hënë, 05 Prill 2021 / Blerim

Benjamin Netanyahu shkon në gjyq, akuzohet për korrupsion

-Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është paditur për korrupsion. The Guardian shkruan se disa padi të njëjta janë adresuar në emër të Netanyahu, duke e akuzuar atë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Ai pretendohet se ka pranuar qindra mijëra paund dhurata nga miqtë miliarderë si dhe u ka kërkuar favore pronarëve të medias në Izrael për një mbulim të mirë të figurës së tij. Këto akuza kundër Netanyahu kanë ardhur disa javë pasi ai fitoi zgjedhjet parlamentare në vend. Në gjykatë, Netanyyahu i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij dhe ka pretenduar se është viktimë e një gjuetie shtrigash të motivuara politikisht.