Benjamini starton, Hekurani rezervë, Leotrimi as nuk ftohet
Ka filluar java e parë e Superligës zvicerane, ku Zurichu është duke luajtur kundër Luganos.
Nga minuta e parë ka filluar Benjamin Kololli, i cili pritet të jetë lojtari kyç edhe për këtë sezon, shkruan Indeksonline.
Hekuran Kryeziu është në stol, i cili duket se ende nuk është 100% në formën e tij pas lëndimit.
Ndërsa Leotrim Kryeziu edhe pse i shënoi Interit në miqësore nuk është ftuar në këtë ndeshje. /IndeksOnline/