14:29 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bennacer: Nuk i thuhet jo Milanit

Ismael Bennacer është zyrtarizuar te Milani pasi u shpall lojtari më i mirë i kupës së Afrikës.

Mesfushori algjerian u transferua te Empoli për 16 milionë euro, shkruan Indeksonline.

Ai është shprehur i lumtur për transferimin e tij te Milani duke e quajtur si skuadrën më të lavdishme në botë.

“Milani është një nga klubet më të lavdishme në botë. Kur Milano të thërret, nuk mund të thuash jo. Është nder të jem këtu, nuk mund të pres që të fillojë, jam në nivelin 2000%. Forza Milan”, ka thënë Bennacer.

21 vjeçari ishte lojtari më i rëndësishëm i Algjerisë në triumfin në Kupën e Afrikës. /IndeksOnline/