Benny shpall veten “Mashkulli më i nxehtë”, Selena merr vëmendjen

Selena Gomez është krenare që po takohet me një pretendent për mashkullin më seksi të gjallë të PEOPLE 2024!
Të hënën, më 11 nëntor, aktorja e The Only Murders in the Building , 32 vjeç, ndau një foto nga intervista e Benny Blanco, ku shkruante: Jo vetëm që më do pa kushte… Ti më merr gjithmonë picën time meksikane Taco Bell!
Ky post ka sjell edhe një tjetër mesazh të rëndësishëm, për dashurinë e vërtetë, e cila nuk njeh kushte dhe është e mbushur me respekt dhe përkrahje të ndërsjellë.
Në një postim të dytë në Instagram Stories, këngëtarja ndau një citim që shërbeu si një kujtesë se si ndihet ajo për të dashurin e saj.
“Unë ende nuk e kam kuptuar se si të ulem përballë teje dhe të mos jem çmendurisht e dashuruar me gjithçka që bën”, thuhej në mesazh, ku ajo etiketonte producentin e muzikës.