Bentacur rrezikon dënim të madh pas kartonit të kuq
Jo vetëm humbje 3-1, Superkupa te Lazio, por Juventusi rrezikon një dënim shumë të madh nga Federata.
Nga trajneri Maurizio Sarri, që thërriti te arbitri i katërt Maresca “turp t’iu vijë!” për minutat shtesë, deri te Rodrigo Bentancur, që pas kartonit të kuq shkoi ta sulmonte dhe i shkoi përpara fytyrës, duke i folur!
Arbitri ka shënuar gjithçka dhe pritet pezullim 3 ndeshje, pasi Superkupa quhet edhe pjesë e kampionatit në rregullore disipline. /IndeksOnline/