75 Mall Live Search
21:25 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Bentancur infektohet me Covid-19

Skuadra e Juventusit e ka konfirmuar para pak çastesh se futbollisti i tyre, Rodrigo Bentancur ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Bentancur është në izolim dhe nuk ka shfaqur simptoma të virusit”, u tha në komunikatën e klubit.

“Klubi është nën kontakt të vazhdueshëm me Autoritetet Sanitare në lidhje me protokollet e nevojshme për lojtarin që të zhvillojë stërvitje ndaras skuadrës”, deklaroi klubi “Bianconeri”.