Bentley Continental GT thyen rekordin e shpejtësisë për veturat serike
Në fillim të qershorit të këtij viti, Bentley njoftoi se ka në plan të thyej rekordin e shpejtësisë për veturat serike në pistën e famshme amerikane “Pikes Peak”.
Edhe pse Bentley nuk është aq e njohur për vendosjen e rekordeve të performancave, ajo sic duket e kishte marrë mjaft seriozisht dhe ja arriti qëllimit.

Në timonin e këtij Continental GT me motor W2 me kapacitet prej 635 kuajfuqi, ishte veterani i “Pikes Peak” Rhys Millen.

Ai arriti të mbulojë xhiron prej 19.98 kilometra e 156 kthesave, në vetëm 10: 18.488 minuta – me një shpejtësi mesatare prej 112 kilometra në orë, gjë që i bie për 8.4 sekonda më shpejtë sesa rekordi i fundit për veturat serike që është shënuar në vitin 2015.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, Bentley ka thyer rekordin në “Pikes Peak” me Bentayga për SUV-ët serikë. /IndeksOnline/



