16:40 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Bentley” i Morena Tarakut – në kërkim ndërkombëtar, konfiskohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfiskuar veturën “Bentley” e që është raportuar të jetë e këngëtares Morena Taraku.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër Krimit të organizuar sot gjatë ditës ka konfiskuar një automjet të tipit “Bentley” me targa Gjermane, e cila ka qenë në kërkim ndërkombëtarë”, ka thënë Kelani.

Po ashtu, policia bën të ditur se vetura është në procedurë të verifikimit.

“Kjo veturë e konfiskuar nga Policia e Kosovës është në procedurë të verifikimit”, thekson ai./Indeksonline/