75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Luksoz dhe i fuqishëm, debuton Bentley Flying Spur

Pas paraqitjes së gjeneratës së re Continental GT Coupe në vitin 2017, Bentley po kompleton portretin e familjes me motrën e tyre me katër dyer.

Flying Spur është duke synuar t’i bëj për vete ata që dëshirojnë më shumë luks dhe finesë sesa Audi A8 W12, e të cilët janë të gatshëm të paguajnë premiumin e sedanit luksoz.

Flyin Spur është pak më i gjatë se paraardhësi i tij, tani ka 5304 milimetra (208.8 inç) dhe me një bosht të zgjeruar nga 130 mm deri në 3195 mm.

Megjithëse mund të duket shumë si modeli që zëvendëson, Bentley thotë se është një dizajn “i gjithi i ri”, me prezencën e linjave muskulare që kalojnë përgjatë gjatësisë së veturës.

Në zemër të Flying Spur-it të ri është një motor W12 twin-turbo 6.0 litërsh që prodhon 626 kuajfuqi, me një transmetim automatik me tetë shpejtësi dual-clutch.

Megjithëse makina peshon plot 2,435 kilogramë, ajo arrin shpejtësinë 0-100 km/orë në vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 333 km/orë.

Bentley Flying Spur do të filloj shitjet nga vjeshta e këtij viti, ndërsa cmimi nuk është zbuluar ende. /IndeksOnline/