Benvenuto Amir Rrahmani, Verona sapo e zyrtarizoi kosovarin
Ka ardhur edhe zyrtarizimi final i Hellas Verona për Amir Rrahmanin. Skuadra e Serie A e ka kompletuar blerjen e yllit të Kosovës.
Rrahmani ka nënshkruar kontratë me Veronën deri në vitin 2023.
Ish-ylli i Dinamo Zagreb do të jetë lojtar i Veronës nga data 1 korrik.
Ky padyshim që është hapi më i madh në karrierë për ish-futbollistin e Drenicës, Partizanit, Splitit, e Dinamos./Indeksonline/
