Benzema: Al-Hilal është Real Madridi në Azi
Karim Benzema ishtë transferimi më i bujshëm në merkaton e janarit.
Sulmuesi francez u largua nga skuadra e Al Ittihad për t’u bashkuar me rivalin e tyre, Al Hilal, shkruan IndeksOnline.
Ky vendim i Benzemas ishte pasi në kontratën e re, skuadra arabe nuk i kishte ofruar pagë fikse.
Pasi kompletoi transferimin, ish-fituesi i “Topit të artë” tha se është i lumtur me vendimin që ka marr, pasi sipas tij Al Hilal është Real Madridi në Azi.
‘’Jam i lumtur që jam këtu, pas stërvitjes sime të parë me ekipin, me trajnerin. Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi.
Është një ekip i shkëlqyer, me një histori të shkëlqyer. Ata fituan shumë trofe. Është pak a shumë e ngjashme, si Real Madridi këtu në Azi, e dini. Gjithçka është mirë, tifozët janë të mirë, luajnë mirë, kanë lojtarë të mirë dhe kanë një mentalitet të mirë, kanë një proces të mirë. Më pëlqeu kjo skuadër më parë, kam luajtur kundër tyre me Madridin, nuk ishte një ndeshje e lehtë, ishte një ndeshje e mirë, kështu që kam kujtime të mira dhe sot jam i lumtur sepse tani po luaj për Al-Hilal’’, ka deklaruar Benzema.
38-vjeçari nënshkroi kontartë me Al Hilalin, deri në qershor të vitit 2027./IndeksOnline/
“I have a lot of ambition, and I will give everything in the pitch” 💬
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 3, 2026
Benzema in his first interview 🎙️
pic.twitter.com/UcBrd9TnHI

