22:40 / E Shtunë, 19 Nëntor 2022 / C E

Benzema del duke çaluar nga klinika, këto janë të rejat e fundit

Karim Benzema ka pësuar një lëndim gjatë ditës së sotme, në stërvitjen e tij të parë me Francën në Katar.

Sulmuesi i Real Madridit, ka bërë kontrolle në një klinikë në Katar dhe mundësia për të humbur Botërorin janë të mëdha.

Ai u pa duke dalë nga klinika derisa po çalonte.

Franca ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim për gjendjen e tij pas lëndimit. /IndeksOnline/