75 Mall Live Search
11:55 / E Shtunë, 19 Mars 2022 / MSH

Benzema do të mungojë në “El Clasicon” e nesërm

Dita e sotme nuk filloi mbarë në kampin madrilen.

Kjo pasi ylli i skuadrës, Karim Benzema, nuk do të mund të marrë pjesë në “El Clasicon” e nesërm.

Francezi pati probleme më muskuj që në ndeshjen e kaluar kundër Mallorcas, duke kërkuar zëvendësimin.

Ai kishte shpresa se mund të jetë i gatshëm për derbin kundër Barcelonës, me rezultate pozitive të testeve.

Megjithatë, Benzema nuk u shfaq sot në stërvitje, pasi nuk ndjehej mirë.

Barcelona do të udhëtojë në “Santiago Bernabeu” për ndeshjen që do të fillojë në ora 21:00.