Benzema hedh poshtë zërat për pensionim

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur rreth të ardhmes së tij.
Francezi, i cili është pjesë e Al-Ittihadit u flit se ky sezon do të ishte edhe i fundit për të dhe se do të kthehej te Real Madridi në rolin e ambasadorit.
Mirëpo kjo gjë u hedh poshtë nga Benzema i cili tha se këto lajme janë të pavërteta.
🚨 Karim Benzema: “Retirement? Those stories are not true. It’s just nonsense”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 11, 2025
“I feel good, I can play for many more years”. pic.twitter.com/vwTz8hmb87
“Pensionimi? Ato histori nuk janë të vërteta. Është thjesht marrëzi”. “Ndihem mirë, mund të luaj edhe për shumë vite të tjera”, u shpreh Benzema.
Benzema, këtë sezon po tregon formë të lartë me Al-Ittihadin ku i cili ka shënuar 12 gola dhe 3 asistime në 12 paraqitje të tij./IndeksOnline/