18:44 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Benzema i acaruar pas zavendësimit me Asension [Video]

Benzema ende nuk ka përfunduar një ndeshje krejtësisht i lumtur.

Këtë herë, në Mestalla, francezi u zëvendësua në minutën e 78 kur rezultati ishte 1-2 në favor të madrilenëve.

Benzema u zëvendësua me Asension. Në fillim, Benzema dukej se e kuptonte vendimin e Zidane për të përforcuar mesfushën para intensitetit me të cilin Valencia po luante.

Megjithatë, kur arriti në bankë, francezi hodhi pallton në një mënyrë shumë të keqe. Zemërimi i tij u kap nga kamerat e beIN Sports. /IndeksOnline/