75 Mall Live Search
09:52 / E Diele, 09 Korrik 2023 / Gj. Sh

Benzema, Kante e Jota shkelin tokën arabe, arrijnë në Jeddah

Tre transferimet e para të Al Ittihad, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Jota, mbrëmë kanë shkelur në tokën arabe.

Ata kanë arritur në Jeddah për të nisur përgatitjet për sezonin e ri, shkruan IndeksOnline.

“Tigrat” sezonin e kaluar u shpallën kampion i Arabisë Saudite, ndërsa synojnë të njëjtën objektiv edhe për sezonin e ardhshëm.

Kampionati arab do të jetë mjaftë interesant në edicionin e ri, pasi skuadrat janë duke sjellë yje që janë dëshmuar në Evropë gjatë viteve të fundit./IndeksOnline/