75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Benzema lavdëron Mbappen: Ai është shumë më i mirë këtë sezon

Sulmuesi francez, Karim Benzema ka qenë së fundi në një intervistë.

“Benzi”, për “Diario Sport” foli shumë gjëra të rëndësishme si ecuria e klubit të tij, Mbappe dhe shumë tjera.

Ai lavdëroi bashkëkombasin e tij, duke thënë se është një lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos”.

“Mbappé është shumë më i mirë këtë sezon; shënimi i golave ​​nuk është diçka e re për të. Ai e bëri këtë te PSG, dhe te Real Madrid do të shënojë shumë më tepër. Ajo që presim nga Kylian është që kur të ketë mundësinë, ta shënojë. Kështu është Real Madridi. Real Madridi ka shumë nevojë për të, dhe ka ndeshje ku ai duhet të shënojë, si kundër Atlético Madrid, Liverpool… Këto janë ekipe që rrinë duarkryq, dhe ai duhet të përparojë, të punojë në ato situata”, deklaroi Benzema.

Benzema, që nga viti 2023 ju kishte bashkuar skuadrës arabe, Al-Ittihad dhe ka arritur të fitonte titullin dhe kupën e Arabisë Saudite, sezonin e kaluar./IndeksOnline/