Benzema me Al Hilal fitojnë King Cup
Shkoi për trofe dhe Karim Benzema e arriti këtë me Al Hilal.
Sulmuesi francez e fitoi King Cup apo Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, shkruan IndeksOnline.
Al Hilal, në krye me trajnerin Simone Inzaghi, në finale e mposhtën skuadrën e Al Kholood, me rezultat 2-1.
Golashenues për skuadrën e Al Hilal ishin Nasser Al Dawsari dhe Theo Hernandez.
Ky ishte titulli i 10-të për Al Hilal në King Cup dhe i 91-ti në histori të klubit./IndeksOnline/

🇸🇦👑 ¡AL-HILAL CAMPEÓN DE LA COPA DEL REY SAUDÍ!
— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) May 8, 2026
Se impusieron 2-1 ante Al-Kholood y gana su copa nacional número 12. Ahora todo el foco está en el partido clave del martes contra Al-Nassr por la liga.pic.twitter.com/rsZDmRAha1

