Benzema mendon pensionimin nga futbolli

Sulmuesi i Al-Ittihad, Karim Benzema po mendon t’i thotë lamtumirë futbollit në fund të sezonit.
Benzema, edhe pse ka kontratë me skuadrën saudite deri më vitin 2026, po mendon t’i japë fund karrierës që në vitin e ardhshëm.
Benzema ya medita la retirada y volverá al Madrid.
— Relevo (@relevo) December 16, 2024
◾️ El francés no descarta que su adiós sea el próximo mes de mayo y no en 2026 como piensa el Al-Ittihad.
◾️ Ya pactó con el club blanco su regreso como embajador.@Sergiogom 🤝 @AlfredoMatillaG https://t.co/NFt7nzLAWO
Sipas “Relevo”-s, Benzema ka filluar të jetë i lodhur nga rutinat e përditshme, siç janë seancat stërvitore, të cilat në Arabi mbahen pasdite për shkak të temperaturave të larta.
Thuhet se Benzema, pas përfundimit të karrierës së tij do të rikthehet te Reali Madridi në rolin e ambasadorit./IndeksOnline/