Benzema nuk e harron dashurinë e parë, prezanton Topin e Artë para tifozëve te Lyonit (VIDEO)

Futbollisti i Real Madridit, nuk e ka harruar dashurinë për ish klubin e tij, Lyon dhe tifozët e saj.
Francezi e ka prezantuar Topin e Artë, para 58 mijë tifozëve në stadiumin “Groupama”, në vendin ku i mori hapat e parë në futboll.
Ky gjest i pelqëu tifozëve të Lyonit dhe në momentin që doli në fushë mori ovacione nga të gjithë tifozët, për këtë sukses të jashtëzakonshëm që e arriti mbrëmjen e 17 tetorit.
Francezi ishte pjesë e Lyonit, nga viti 2005 deri në vitin 2009, kur ishte larguar drejt Real Madridit.
Benzema së fundmi është përfshirë edhe në Kupën e Botës, me Francën, ku do të tentojë lavdinë, dhe për ta përsëritur suksesin që e arriti kombëtarja franceze gjatë herë së kaluar./IndeksOnline/