Benzema reagon ndaj FIFA-s pasi Messi fitoi çmimin e më të mirit

Të hënën shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ka mbajtur ceremonin e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2022.
Çmimi i futbollistit më të mirë shkoi për fituesin e Kupës së Botës, argjentinasin Lionel Messi, shkruan IndeksOnline.
Rreth kësaj ka reaguar futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, i cili ishte në garë të ngusht me Messin dhe Mbappen.
Francezi nuk është pajtuar me ndarjen e çmimit “Futbollisti i Vitit”, ku ka postuar një fotografi për të arriturat e tij gjatë vitit 2022.
Benzema ka renditur sukseset e tij individuale dhe ato grupore me Real Madridin gjatë vitit 2022.
Francezi ka fituar Topin e Artë, ka fituar Ligën e Kombeve me Francën si dhe ka fituar Ligën e Spanjës, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Spanjës, Superkupën Evropiane dhe Kupën e Botës për klube, duke mos lënë anash edhe çmimet individuale Golashenuesi më i mirë i Ligës së kampioneve dhe La Ligas spanjolle dhe shumë të tjera./IndeksOnline/
