Benzema rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Valladolidin

Karim Benzema është rikthyer nga lëndimi.
35 vjeçari ishte jasht fushave që nga 2 nëntori ku pësoi një lëndim në ndeshjen kundër Celtikut në Ligën e Kampioneve, shkruan IndeksOnline.
Si pasoj e atij lëndimi, Benzema humbi edhe Kupën e Botës dhe më pas u penzionu nga kombëtarja e Francës.
Francezi pritet që të rikthehet sonte në fushë, në ndeshjen e La Ligës ku Real Madrid do të luaj kundër skuadrës së Valladolidit.
Ky takim zhvillohet nga ora 21:00./IndeksOnline/
