75 Mall Live Search
08:42 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

Benzema sa më larg klubit arab, Real Madridi ia “mbyll” derën

Sulmuesi francez, Karim Benzema pritet që të largohet nga Liga Profesionale në Arabinë Saudite.

Benzema nuk është paraqitur me ekipin Al-Ittihad dhe trajneri i kësaj të fundit e ka përjashtuar, shkruan Indeksonline

Mediat në Spanjë raportojnë se Benzema nuk e ka derën hapur te ish-skuadra e tij, Real Madrid, andaj francezi detyrohet të gjejë një klub të ri.

Karim Benzema si opsion ka edhe “Stamford Bridge”, skuadra e Chelseat është në kërkim të një sulmuesi “vrastar”./Indeksonline/