75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 11 Maj 2025 / G T

Benzema shënon dy gola dhe i afrohet Ronaldos për “Këpucen e Artë” në Arabi

Skuadra e Al Ittihadit ka shënuar fitore 3:0 ndaj Al Fayha në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Dy gola në këtë përballje i shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema, shkruan Indeksonline

Benzema shënoi dy gola dhe kështu i afrohet Cristiano Ronaldos në garë për “Këpucën e Artë”. Francezi ka 21 gola, kurse portugezi, 23.

Al Ittihadi me këtë fitore shkon në kuotën e 74 pikëve në pozitën e parë dhe po i afrohet titullit kampion për sezonin 2024/25./Indeksonline/