Beogradi e mirëpret, Vojvodina i thotë “Putin, shko në shtëpi”
Derisa Beogradi dhe veriu i Mitrovicës janë mbushur me flamuj që mirëpresin presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, një situatë ndryshe është në Vojvodinë.
Sic shkruan Telegraf.rs, në mëngjesin e së enjten rrugët e Vojvodinës janë mbushur përplot me pllakate kundër Putinin në gjuhën angleze “Putin, shko në shtëpi”, transmeton Indeksonline.
Mbishkrimet janë nënshkruar nga organizata Mlada Vojvodina (Vojovdina e Re) , derisa janë vendosur në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Petrovc, Vërbas, Beçej, Beçejin e Ri, Kovaçicë.
Organizata Mlada Vojvodina në fund të nëntorit në Novi Sad kishte vendosur pllakatet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”.
Kjo kishte ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq aty zbuloi shtatoren e mbretit Petar të Parë Karagjorgjeviq me rastin e 100 vjetorit të aneksimit të Vojvodinës nga Serbia. /Indeksonline/

