Beogradi mbushet me flamuj të Shqipërisë, kjo është arsyeja!

Flamuj kombëtarë janë vendosur në shtylla elektrike në qytetin e Beogradit.
Arsyeja po del të jetë vizita e kryeministrt të Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Indeksonline

Ky i fundit së bashku me kryeministrin e Maqedonisë V. Dimitar Kovaçevski do të marrin pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në Panairin e Beogradit.
Panairi mbahet nën patronatin e qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Qeveria serbe ka njoftuar se ceremonia zyrtare e hapjes së Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” në Ballkani i do të mbahet të enjten, më 1 shtator të vitit 2022, në orën 13:00 në Panairin e Beogradit, në Sallën 1. /Indeksonline/