75 Mall Live Search
21:17 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Beogradi s’i dëshiron pjesëtarët serbë në FSK, disa nga ta u munduan edhe nëpër kufij të Serbisë

Më shumë se 70 pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë braktisur radhët e kësaj Force, pas presioneve të shumta të raportuara ndaj tyre, përmes qarqeve të caktuara në Serbi.

Përfaqësuesit e lartë politikë në Beograd kanë deklaruar se ata nuk do të donin që t’i shohin pjesëtarët e komunitetit serb pjesë të FSK-së, sidomos në kohën kur kur kjo forcë po i shtonte kapacitetet e saj dhe po merrte rrugën e transformimit drejt krijimit të ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, në një intervistë për IndeksOnline, pohon se ka pasur presione të mëdha nga ana e Beogradit, duke shtuar se persona civil kishin penguar të rinjët serb që most ë bëheshin pjesë e FSK-së.

Berisha thotë se ani pse për disa nga ta FSK-ja ishte I vetmi burim financiar, ata ishin të detyruar të largoheshin, madje disa nga ta sipas Ministrit Berisha, ishin ndaluar edhe nëpër kufijë duke u marrë në pytje dhe duke “shtypur” nga Beogradi, vetëm e vetëm se ata ishin pjesë e institucionit të Sigurisë së Kosovës.

Në kohën para të miratohet ligji apo të miratohet mandati,FSK-ja dhe pjesëtarët e komunitetit serb kanë pasë një presion dhe mua më vjen keq për disa që nuk kanë mujtë ta përballojnë atë presion dhe janë detyru që pa vullnetin e tyre që të jepin dorëheqje dhe të largohen nga FSK-ja edhe pse ka që shumica prej tyre e kanë pasë të vetmin burim financiar në familje, por për shkak të presioneve të ndryshme nuk kanë mund ta përballojnë, si pasojë e atij presioni një numër i madh i pjesëtarëve të komuniteti serb e kanë lëshu FSK-në,por nga miratimi i ligjeve e këndej nuk ka pasë, kjo rënie është shumë më e ulët edhe pse ende vazhdojnë ti ndalojnë në kufijë, ti marrin në pyetje, ti mbajnë 2-3 orë në intervista të ndryshme por megjithatë numri i atyre që janë largu këtë vit, është shumë më i ulët se sa në periudhën e paramiratimit të ligjeve, edhe pse ne e kemi vlerësu se ajo ka qenë direkt kundra ndryshimit të mandatit të FSK-së drejtë ushtrisë, megjithatë unë kam pasë disa takime me pjesëtarët e komunitetit serb dhe shqetësimet që ata i kanë shfaqë sidomos nga presioni i disa kryetarëve të komunave dhe policëve, policisë në veri dhe dilemën që ata e kanë ngritë siopas mendimit tim është e arsyeshme sepse ata thonin si është e mundshme që ata ne të na pengojnë që të punësohemi në FSK dhe nga cili buxhet ata financohen dhe ku e marrin ata atë të drejtë që ne të na ndalojnë që të bëhemi pjesë e FSK-së”, tha Berisha.

Pas miratimit të tre projektligjeve të FSK-së, Berisha thotë se ky presion ka rënë, duke shtuar se ka edhe ngritje të numrit të pjesëtareve serb në Ushtrinë e Kosovës. 

Tutje Berisha thotë për IndeksOnline se të rinjtë serb janë të interesuar ti shërbejnë institucionit të sigurisë së Kosovës, pavarësisht së kaluarës dhe presionit që ata e kanë nga strukturat e larta në Beograd. 

“Tani nga rekrutimi i fundit kemi edhe ngritje të përqindjes të komunitetit serb,kemi edhe rritje të përqindje të gjinisë femërore brenda dtrukturës së FSK-së. Unë jam shumë falenderues dhe vërtetë i kam përgëzu pjesëtarët e komuniteti serb për vendosshmërinë dhe guximin, që edhe përkundër atyre kërcënimeve, përkundër atyre maltretimeve që kanë pasë vitin e kalum, ata ende vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së.  Në takimet që kam pasë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, ata janë të interesum që problemet e komunitetit ti zgjidhin në Prishtinë dhe jo në Beograd, ne do ti ndihmojmë ata që sa ma lehtë ti përballojnë dhe ti kalojnë ato sfidat e mundshme që i kanë”. 

Tutje Berisha thotë se ajo që mbetet vlerë në institucionin që ai e drejtoi për dy mandate,është diversiteti dhe përfshierja e komuniteteve, të cilët sipas tij kanë një përkrahje të madhe gjatë kohës që shërbejnë si ushtarë të vendit tonë. 

“FSK-ja ka bërë një progres të jashtëzakonshëm dhe sidomos pas miratimit të 3 ligjeve kemi fillu me implementimin e planit. Ajo që vlenë të theksohet që ne na bën të ndihemi mirë është vlerësimi i FSK-së si institucioni më i besueshëm në vend, poashtu me vitet e kaluara kemi një ngritje të përqindjes së besueshmërisë në nivel të Kosovës po edhe në nivel të komuniteteve jo shumicë, sidomos te ato vendbanime me shumicë serbe, në vitin e kaluar e kemi pasë 3-4 përqind ndërsa tani e kemi 11 përqind. FSK-ja është shtëpi e të gjithëve dhe që vërtetë ne kemi kriju një ambient të pranueshëm për të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe diversiteti në FSK- është dhe do të mbetet vlerë”.

Berisha thotë se një nga sfidat që e ka karakterizuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ka qenë përgatitja për planin gjithëpërfshirës së tranzicionit, i cili sipas tij, në shumë takime të zhvilluara disa shteteve nuk i ka pëlqyer që Kosova të bëhet me ushtri.

Berisha thotë se pavarësisht hezitimeve të disa shteteve të cilat kishin thënë që nuk është koha që të ndryshohet mandate i FSK-së, Kosova ka vazhduar edhe pa pëlqimin e tyre ta zbatojë këtë plan.

“Unë kur e kam pranu detyrën kam pasë një fat të madh pasi edhe vetë kam qenë pjesë e UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së dhe e kam njoftë strukturën, njerëzit dhe e kom pasë një përparësi, sfida kryesore ka qenë rritja e besimit tek partnerët tanë ndërkombëatrë për ndryshimin e mandatit të FSK-së dhe ne kemi zhvillu diku rreth 155 takime të niveleve të ndryshme, i kemi njoftu për progresin e FSK-së dhe të ariturat, ka pasë edhe transparencë të plotë me partnerët tanë me qëllim të mos të biem para një akti të kryer, ka pasë edhe shtete që na kanë cekë që tani nuk është momenti i transformimit të FSK-së dhe ndryshimit të mandatit, ne i kemi thënë se a bën me na tregu kur është ajo, ata na kanë thënë që ata nuk e dijn por edhe ne i kemi thënë që edhe ne i kemi planet tona dhe ne si shtet e kemi vlerësu që tani është momenti për ndryshimin e mandatit”, përfundoi ai. 

 Kujtojmë se procesi i transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, kishte mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së përkrahjes nga deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.

Derisa përfshierja e serbëve në FSK, i kishte kushtuar disa prej tyre, pasi të njejtëve i’u ishin dëmtuar pronat në disa raste të sulmeve me koktej molotvi. /IndeksOnline/