10:10 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Beogradi nuk i jep leje, Pacolli zgjedhë këtë formë të shkojë në Serbi

Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovë për ta vizituar Serbinë, respektivisht Novi Pazarin.

Radio Televizioni i Serbisë (RTS) shkruan se Qeveria e Ana Bërnabiqit ka refuzuar kërkesën zyrtare. Mirëpo, Pacolli ka zgjedhur që në Forumin e Boshnjakëve në Sanxhak të shkojë si qytetarë i zakonshëm.

Indeksonline mëson se shefi i diplomacisë kosovare do të niset nga Prishtina në ora 15:00.

Tryeza e organizuar nga boshnjakët do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.

Përpos Pacollit, i pranishëm do të jetë edhe shefi i zyrës ndërlidhës të Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku.