Beqa e Shabani marrin përkrahje nga banorët e lagjes Brekoc për zgjedhjet e së dielës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani ka marr përkrahje të madhe në lagjen Berkoc.
Bashkë me Shabanin në kë takim ka qenë edhe Hajda Beqa.
Beqa u shpreh se gjatë këtij tubimi të ngrohtë, u disktua për prioritetet, vizionin dhe projektet konkrete për zhvillimin e kësaj bashkësie lokale dhe të Gjakovës në tërësi.
Postimi i plotë:
Së bashku me kandidatin për Kryetar të Komunës, z. Ervin Shabani, kandidatët për Kuvendin Komunal dhe me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, mbajtëm një takim të përzemërt me banorët e lagjes Brekoc.
Gjatë këtij tubimi të ngrohtë, diskutuam për prioritetet, vizionin tonë dhe projektet konkrete për zhvillimin e kësaj bashkësie lokale dhe të Gjakovës në tërësi.
Pritja e ngrohtë e banorëve të Brekocit, mikpritja e tyre e sinqertë dhe entuziazmi që na përcollën, na dhanë forcë, frymëzim dhe besim për të vazhduar me përkushtim rrugën drejt fitores.
Ky besim i sinqertë është motivi ynë më i fortë për të ndërtuar së bashku një Gjakovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bukur për të gjithë.
Faleminderit për energjinë pozitive dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!
#maMirëpërBrekocin
#maMirëpërGjakovën
#PDK191
#ErvinShabani