75 Mall Live Search
19:13 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / Z S

Beqa: Fitorja e PDK-së më 28 dhjetor do të jetë drejtimi që i duhet Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot ka shpallur 28 dhjetorin si datë e zgjedhjeve në vendin tonë.

Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Hajdar Beqës. Beqa përmes një postimi në Facebook është shprehur se më 28 dhjetor, Kosova hap një kapitull të ri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Sot u zyrtarizua data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, një moment i rëndësishëm për shtetin tonë.

Më 28 dhjetor, Kosova hap një kapitull të ri, kapitullin e punës serioze, të përgjegjësisë dhe të forcimit të institucioneve.

Para nesh është një rrugë që kërkon stabilitet, përvojë dhe vizion.

Bedri Hamza dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të përgatitur për këtë rrugë me ekip të konsoliduar, program të qartë dhe plane konkrete për zhvillimin e vendit.

Fitorja e PDK-së më 28 dhjetor do të jetë drejtimi që i duhet Kosovës!