75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Beqa merr mbështetje nga Dobroshi: Mbështetja dhe përkrahja që po marrim po na jep forcë për të arritur fitore të sigurt

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Dobrosh.

Beqa u shpreh se mbështetja dhe përkrahja që po marrim ata po ju jep forcë për të arritur fitore të sigurt.

”Mbështetja dhe përkrahja që po marrim gjithandej vendit, po na jep forcë për të arritur fitore të sigurt në këto zgjedhje, me Bedri Hamzen për kryeminister”, ka shkruar Beqa.

Ishte një takim i mbushur me energji, besim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë, ka shtuar Beqa./Indeksonline/