Beqa përkrah Shabanit, takohen me banorët e Dujakut dhe Skivjanit të Gjakovës

Hajdar Beqa i PDK-së i është bashkuar kandidatit të kësaj partie për kryetar të Gjakovës, Ervin Shabani, për ta mbështetur për fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit.
Beqa e shoqëroi Shabanin në takimet në Dujak të Gjakovës, ku bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal dhe strukturat e partisë biseduan me banorët e kësaj ane.
“Diskutuam programin tonë, prioritetet për zhvillimin e Dujakes, Dobrigjes dhe Firajes, si dhe vizionin për një të ardhme më të mirë për të gjithë banorët” u shpreh Beqa.
Prej Dujakut, vizita vijoi në Skivjan, ku bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal, Klementina Mirakaj, dëgjuan nga afër shqetësimet, sfidat dhe pritjet e banorëve për një qeverisje më efikase.
“Zëri i qytetarëve është busulla jonë politike që udhëheq çdo vendim dhe çdo angazhim tonin.
U zotuam se përmes vizionit dhe platformës politike të PDK-së, do të punojmë me përkushtim për ndryshim real dhe përmirësim të jetës së përditshme të banorëve të Skivjanit dhe Gjakovës.
Bashkë me qytetarët, me vullnet të përbashkët dhe synim të qartë, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë” deklaroi Beqa.