75 Mall Live Search
20:06 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / LB

Beqa: Prokuroria Speciale do duhej t’a ftonte Sami Kurteshin për të dhënë deklaratë, VV nuk bëri asgjë për të zbardhur rastin Dehari

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se pas deklarimit të sotëm publik, Prokuroria Speciale do të duhej ta ftonte Sami Kurteshin për dhënë deklaratë, e cila, mbasë shkruan Beqa do të mund të ndihmonte në ndriçimin e rastit Dehari.

Deputeti i PDK-së ka thënë se VV erdhi në pushtet me premtimin për ta zbardhur këtë rast, por pas 4 vitesh qeverisje, ata, sipas tij, nuk e kanë bërë hapin më të vogël për të mundësuar zbardhjen e tij.

“Madje përkundrazi, LVV me gjithë mekanizmat e saj u vunë në lëvizje dhe vepruan në mënyrë të koordinuar në pengimin e komisionit hetimor për rastin Dehari, zhdukjen e mostrave të këtij rasti, dogjën dy herë gjatë mandatit Institutin e Mjekësisë Ligjore-IML ku ruheshin mostrat! Sikur nuk u mjaftojë e gjithë kjo, ata “mostrat e zhdukura” i kthyen vetëm pasi u siguruan se dogjën edhe sistemin e kamerave në IML”, ka shkruar ndër të tjera ai.