Beqa: Stublla si gjithmonë në mbështetje të fuqishme të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa së bashku me Arbënesha Kuqin, kandidate për kryetare të Gjakovës kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e fshatit Stubëll.
Beqa thotë se Stublla si gjithmonë edhe në zgjedhjet e 17 tetorit do të jetë në mbështetje të fuqishme të PDK-së.
“Stublla do të ketë kanalizim, rrugë të asfaltuara, ndriçim publike, e ambiente për të rinjë”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.
Postimi i plotë i Beqës
Stublla si gjithmonë në mbështetje të fuqishme të Partisë Demokratike të Kosovës. Se bashku me kandidaten per kryetare te komunes Arbënesha Kuqi si dhe kandidatin për asamble komunale Liridon Dula bashkëbiseduam me banorët për problemet me të cilat ata përballen gjatë jetës së përditshme. Si pasojë e mungesës së infrastrukturës numri i banoreve po zvogëlohet nga viti në vit. Me ardhjen në pushtet të PDK-së Stublla do të ketë një trajtim meritor. Stublla do të ketë kanalizim, rrugë të asfaltuara, ndriçim publike, e ambiente për të rinjë.

