Beqa zotohet para banorëve të Ponoshecit se PDK do të avokojë fuqishëm për kërkesat e tyre

Prijësi i listës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa, ka zhvilluar takim me banorët e Ponoshecit bashkë me kandidatin për kryetar të komunës Ervin Shabani dhe kandidatin për asamble komunale Labeat Sadria.
Në këtë takim qytetarët shpalosën problemet me të cilat përballen çdo ditë si mungesa e trotuareve, kanalizimet, trajtimi i ujërave të zeza dhe ndriçimi publik.
Përmes një postimi në Facebook, Beqa ka njoftuar se këto çështje do të jenë prioritet i PDK-së pas zgjedhjeve të 12 tetorit. /IndeksOnline/
Postimi i plotë: