09:48 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Beqaj: 1500 të rinj do të përgatiten për treg të punës

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova duhet që ekonominë ta orientojë nga klasikja në atë digjitale.

“Kemi bërë një dokument strategjik, që lidhet me komunikim më të mirë dhe përmirëson kushtet. Synimet janë që këtë dokument deri në qershor ta dërgojmë në Kuvend për disa gjëra që nuk janë të rregulluara me ligj”.

“Rinia ka lëvizë më shpejt se ne, detyra jonë është që të krijomë bazë ligjore, infrastrukturë dhe financim për t’i përkrahur ata. Rrugës besoj që ky sektor do të jetë identiteti ekonomik i Kosovës. Kërkon sfida, por është duke lëvizur shpejt, në më pak se 40 vjet kemi arritur që shumë shpejt të shndërrohet ekonomia”.

Beqaj në Klan Kosova tha se ka projekte që parashihen se do të krijojnë mijëra vende të reja pune.

“Kjo krijon vende pune, ne konsiderojmë që me fondet e parapara të krijohen mijëra vende pune. Banka Botërore me një projekt prej 8 milionë eurosh do t’i trajnojë rreth mijëra të rinj dhe nga kjo pritet që të dalin 1500 vende pune”.

“Ne tani kemi krijuar me partneritet strategjik me Qeverinë gjermane ku kampi ushtarak gjerman në Prizren është shndërruar në park ku do të shfrytëzohet për trajnim”.

“Ne po synojmë që ta transformojmë ekonominë e vendit, nga ajo klasike në atë digjitale. Ne kemi pasë një eksport rreth 30 milionë euro dhe është sektori më pozitiv.

“Një koncept i të rinjve që janë shumë kureshtarë që të hynë në këtë fushë. Ne kemi bërë hulumtim se sa kalojnë njerëzit me telefona në dorë dhe të rinjtë tanë i përdorin. Që kjo të përdoret në mënyrë produktive duhet të bëhen trajnime”.

“Kosova të fokusohet në inteligjencën artificiale, e cila edhe është e ardhmja. Në projektet tona po punojmë me për barazinë gjinore,por në këtë drejtim po lëvizin më shpejt gjinia femërore. Nëpër disa vende të Kosovës ka qendra që të bëhen trajnime dhe kjo bëhet me arsye që edhe në vende rurale të jemi më afër dhe që ata të mos bëjnë shpenzime”.

“Nga takimet që kishim me Kadri Veselin në Stamboll, kemi pasë shumë takime dhe ka nevojë për njerëz. Par shembull thonë që po më duhen 50 programerë nuk i kemi por duhet të ndërtojmë strategjinë, komunikim dhe përkrahje me këta të rinj. Është rruga e vetme qe ne besojmë që të Kosova duhet të punojë”.

Ndërkaq, për rastin “Pronto”, Beqaj tha se është ende në proces.