Beqaj: Aleatët kryesorë të vendit tonë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj është duke qëndruar në ShBA me ç’rast po merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit, ngjarje kjo tashmë tradicionale ku marrin pjesë lideret të shumtë botëror si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane etj.
Presidenti Trump, në prani të liderëve politik, shpirtërorë, akademik, sportit dhe kulturës përcjelli mesazhin për një jetë më të mirë në paqe dhe mirëqenie.
Në kuadër të kësaj vizite, Ministri takoj Kongresmenin Aderholt ku u diskutuan çështje shumë të rëndësishme të vendit tonë dhe u dëshmua edhe njëherë që aleatët kryesorë të vendit tonë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Nën patronatin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald J. Trump, pata kënaqësinë të jem pjesë e ngjarjes tradicionale të Lutjeve të Mëngjesit. Ku pata nderin të përshëndetem me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Udhëheqësen e Kongresit Nancy Pelosi.
Presidenti Trump, në prani të liderëve politik, shpirtërorë, akademisë, sportit dhe kulturës përcjelli mesazhin për një jetë më të mirë në paqe dhe mirëqenie.
Në Kongresin Amerikan u prita në takim nga Kongresmeni Robert Aderholt, miku i madh i Kosovës. Në takime të shumta me zyrtarë, theksova se miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e përjetshme dhe jemi krenar për këtë.