12:37 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Beqareshat i gjykojnë partnerët e tyre në bazë të telefonave

Teknologjia mund t’ua ketë mundësuar beqarëve që t’i zgjerojnë kufijtë e mundësive për ta gjetur fatin e jetës, por një anketim i ri ka gjetur që vendimi i juaj për telefonin që e keni blerë mund të bëjë që kjo t’ju kushtojë në lidhje romantike.

Përderisa aroma e keqe e gojës, çkllapitja dhe dehja janë ende shkaqe që e largojnë dikë që ka interes romantik në ju, një në pesë persona të anketuar kanë refuzuar të kenë interesim të këtillë në personat që përdorin sistem ndryshe operativ nga ta.

Anketimi i dy mijë të rriturve britanikë ka gjetur se tre në 10 persona do ta rikonsideronin romancën me dikë nëse partneri potencial do ta përdorte një telefon të dalë kohe, apo nëse nuk do të kishte aplikacione si WhatsApp.

“Hulumtimi ynë ka treguar se ka shumë gjëra që njerëzit marrin në konsideratë kur dalin në takim”, ka thënë Liam Howley, zëdhënës për musicMagpie që e ka porositur këtë anketë.