Beqiri dhe Veliu ndihmuan Mustafën të bëhet kryetari i degës IV të LDK-së, ishin kundër Gashit!
Besian Mustafa është zgjedhur edhe zyrtarisht kryetar i degës së katërt të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Indeksonline mëson se Mustafa kishte përkrahje nga dy persona me ndikim të madh në parti. Bëhet fjalë për Ismet Beqirin dhe Agim Veliun.
Këta të fundit vlerësuan se kjo degë duhet të udhëhiqet nga Besian, e jo deputeti, Arben Gashi.

Qëndrimet disa herë kundër partisë kanë bërë që Beqiri dhe Mustafa të dalin haptas kundër Gashit.
Vlen të theksohet se Mustafa ka siguruar 50 vota ndërsa deputeti Gashi i ka siguruar gjashtë vota më pak se kundër kandidati i tij.
Ndryshe, në garë ka qenë edhe deputeti tjetër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por ai ishte tërhequr nga kandidimi disa javë më parë pasi s’kishte përkrahje të madhe. /Indeksonline/