75 Mall Live Search
20:46 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Beqiri e quan hipokrizi refuzimin e seancave me 5,6 mars dhe thirrjen e seancës më 7 mars

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri ka reaguar pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj që nesër të zhvillohet seancë e jashtëzakonshme për Dialogun dhe Platformën.

Beqiri tha se pikërisht ata që refuzuan seancat me 5 dhe 6 mars, ku do të diskutohej për keqpërdorim të parasë publike dhe bllokim të punës së KQZ-së, me arsyetimin se është Epopeja e UÇK-së, po thërrasin seancë me datën  7 mars.

Sipas Beqirit kjo është hipokrizi, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

 -Refuzuan seancat me 5 dhe 6 mars, ku do të bisedohej për keqpërdorim të paras publike dhe bllokim të punës së Komisionit Qendror Zgjedhor, me arsyetim se është Epopeja e UÇK-së

-Po të njëjtit thërrasin seancë të jashtëzakonshme për ligj dhe platformë për dialog me Serbinë, më 7 mars, datë kjo poashtu e kësaj Epopeje.

Kjo është Hipokrizi

Platforma per dialogun dhe ligji per dialogun janë:

Dy dokumente-letra pa asnjë vlerë, dokumente që asgjë dhe askend nuk e obligojn, janë edhe jo kushtetuese.

-Kushtetuta është Platforma dhe ligji ynë për dialog.

Çdo gjë tjetër që thuhet dhe bëhet janë thjeshtë pallavra.

I.Beqiri