15:17 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Beqiri: Ekipi negociator mos të mërzitet, Kushtetuesja parandaloi një dëm të pariparueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri e ka quajtur triumf vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth hedhjes poshtë të Delegacionit Shteror për bisedime.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar sot lidhur me të ashtuquajturin “Ekipi negociator” për dialog me shtetin fqinj, vendim që e shpall jo kushtetues këtë ekip, është dëshmia më e mirë e qëndrimit të drejtë të LDK-së, se nuk mund të zëvendësohen Institucionet me trupa hibride, pra bashkë edhe Ekipi edhe Ligji janë antikushtetues.

“Ekipi negociator” dhe deputetët që i kanë votuar ata dhe Ligjin, nuk duhet të ”mërziten”, po parandalohet një dëm i pariparueshëm që do të mund ti bëhej vendit tonë”, ka shkruar Beqiri. /Indeksonline/