Beqiri: Hoti tentoi ta hiqte pikën për Ujmanin, por s’pati sukses

Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri në “Debat Plus” ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në Washington.
Pika që u diskutua më së shumti, është ajo për Ujmanin, ndërsa Beqiri ka thënë se ka pas tentim të hiqet, shkruan Indeksonline.
Ai tha se ka pasë tentim të hiqet pika për Ujmanin nga kryeministri, Avdullah Hoti, por nuk ka pasur sukses.
Kujtojmë që ky diskutim vije pasi Serbia hoqi pikën 10, atë për njohje reciproke.