75 Mall Live Search
15:13 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / mp

Beqiri: Idetë e Ramës pa alternativë shkaktojnë kaos (Video)

Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama se sheshi i ri ”Xhorxh Bush”, do të vazhdojë zgjatjen deri tek Posta,  ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Nuk ka munguar as reagimi i ish kryetarit të Prishtinës Ismet Beqiri, i cili e ka përshëndetur si ide por sipas tij ideja pa alternativa do të shkaktonte kaos të madh në trafik. Beqiri për IndeksOnline, ka thënë se edhe sheshi te Katedralja ka qenë si ide e më hershme por edhe kjo pa alternativë do të krijoj kaos në trafik. Ai ka treguar detaje që në të kaluarën kanë pas plane që presidenca dhe institucionet shtetërore të zhvendosen nga kryeqendra në mënyrë që të ketë mundësi të shkarkohet trafiku, por edhe ky projekt propozim nuk u realizua kurrë. /IndeksOnline/

Më poshtë e gjeni deklaratën e plotë të Beqirit.